Kosova

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi apelojnë refuzimin për lirim nga specialja

Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve përkatës

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka apeluar vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake i cili ua refuzoi atyre lirimin nga parburgimi.

Ditë më parë Gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi, shkruajnë mediat në Prishtinë.

Pas një zhvillimi të tillë në Hagë, avokatët e të 4-ve e kanë apeluar vendimin në fjalë të francezit në Gjykatën e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Mbrojtja e Veselit e ka bërë këtë më 1 shkurt ndërsa mbrojtja e Thaçit, Selimit e Krasniqit, dy ditë më vonë.

Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.