Kosova
Thaçi sot para Speciales, për herë të dytë
Seanca do të fillojë nga ora 11:00.
Sipas një njoftimi, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të paraqitet sot për herë të dytë para gjykatësit dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Dhomat e Specializuara, ku në kalendarin e tyre e kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes.
Seanca do të fillojë nga ora 11:00.
Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor, i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra