Kosova

Thaçi i ofron Australisë mbështetjen e FSK-së për ndaljen e zjarreve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar mbështetjen e FSK-së për shtetin australian për ndaljen e zjarreve.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre dërguar guvernatorit dhe kryeministrit të Australisë, i ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e FSK-së në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.

Thaçi ka thënë se Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta. Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve. Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.