Kosova
Thaçi në SHBA nënshkruan marrëveshje 49 milionë dollarëshe
Presidenti Thaçi udhëtoi për në Uashington për të nënshkruar një marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së në vlerë 49 milionë dollarë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me koordinatorin nacional për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë (MCC), Petrit Selimi kanë udhëtuar për në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nënshkruar një marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së me një vlerë rreth 50 milionë dollarë ndihmë për Kosovën.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet në prani të shumë kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën tash e sa dekada.
“Kjo marrëveshje prej 49 milionë dollarëve amerikan do të fokusohet në dy fusha: Sundimi i Ligjit dhe Efiçenca në Energji, përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që do të implementohen përgjatë 4 viteve. Është kjo ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres”, thuhet në njoftimin e Presidencës kosovare.
Ndryshe, Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së, në nëntor të vitit 2015, me qëllim identifikimin e fushave të mundshme të investimeve transformative për rritje ekonomike, zvogëlim të varfërisë si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











