Lajme
Thaçi: Ndërhyrja e NATO-s ishte mundësia e vetme
"Definitivisht, pajtimi shqiptaro-serb duhet të ndodhë pas një konflikti më tepër se njëshekullor"
Në një intervistë dhënë radios Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Hashhim Thaçi tha se intervenimi i NATO-s bëri që Kosova të synojë pajtimin historik me Serbinë.
“Sot, Kosova është vend i lirë, i pavarur, sovran, krenar, me institucione të fuqishme, legjitime, demokratike, multietnike, me perspektivë të sigurt euroatlantike, që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me perspektivë zhvillimore të rritjes së mirëqenies sociale, e njohur nga 75 shtete të botës, pjesë e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar”, u shpreh Thaçi.
Sipas tij, Kosova është vend i tolerancës etnike, qytetare, politike, i një bashkëpunimi të ngushtë me të gjitha vendet e rajonit, i një perspektive të fqinjësisë së mirë edhe mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që në të ardhmen jo të afërt të ndodhë njohja reciproke mes këtyre dy shteteve, për t’i përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktet njëshekullore që kanë ndodhur në rajonin tonë.
Duke folur rreth intervenimit në Kosovë para 12 viteve, dhe intervenimit aktual në Libi, Thaçi tha se “…Dymbëdhjetë vjet me herët, NATO-ja intervenoi në Kosovë kundër pranisë serbe dhe regjimit të Millosheviqit, jo vetëm ndryshimit të regjimit, por edhe të largimit të gjithë ushtrisë, policisë dhe administratës së dhunshme serbe nga Kosova.Dymbëdhjetë vjet më herët, Gadafi ishte aleati i Sllobodan Millosheviqit, ndërsa Kosova sot, pas këtyre 12 vjetësh, është e gatshme të japë kontributin e saj modest në përpjekjet e popullit libian për liri…”.
Duke iu përgjigjur pyetjes rreth deklaratave të tij rreth pajtimit historik me Serbinë, kreu i ekzekutivit kosovar tha se “Definitivisht, pajtimi shqiptaro-serb duhet të ndodhë pas një konflikti më tepër se njëshekullor. Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Ky dialog që ka filluar në Bruksel, është i nivelit të barabartë – për herë të parë në histori – në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Serbisë”.
“Kosova është e përgatitur, ka plan, ka projekt. Ky dialog do të përmbyllet me njohjet reciproke mes Kosovës e Serbisë dhe integrimet e shpejta e të domosdoshme për në strukturat euroatlantike”, shprehet Thaçi.
Ai vlerësoi se Kosova do t’i kryejë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë. Sipas tij, statusi është i përmbyllur njëherë e përgjithmonë dhe integriteti territorial është i njohur dhe i pranuar nga komuniteti ndërkombëtar.
Ndërkaq, i pyetur se vitin e kaluar, zyrtarët serbë kanë kërkuar nga NATO-ja që të rishikohet Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë dhe se kjo çështje mund të hapet në procesin e dialogut të tashëm me Serbinë, kryeministri i Kosovës tha ” Ne nuk jemi ata që vendosim në emër të NATO-s, por ne jemi ata që japim idetë, mendimet, sugjerimet dhe këshillat në këtë drejtim. Opinionet tona janë shumë të qarta.
Duhet të respektohet plotësisht Dokumenti i Kumanovës, derisa të përmbyllet njëherë e përgjithmonë çështja edhe në kuptimin e dialogut, por edhe të hapjes së perspektivës së sigurt të të dyja vendeve”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra