Kosova
Thaçi kthehet në Hagë

Para pak minutash, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar nga EULEX-i në drejtim të Aeroportit të Prishtinës, për të vazhduar drejt Hagës, ku po vazhdon paraburgimin në Gjykatën Speciale, përcjell albinfo.ch.
Thaçi u largua nga ambientet e EULEX-it nën duartrokitjet dhe brohoritjet e mbështetësve të tij që ishin mbledhur aty si shenjë proteste.
Ai po dërgohet nën mbikëqyrjen e madhe të njësisë speciale dhe mbrojtjes së Speciales.
Thaçi gjatë ditës është takuar në EULEX me bashkëshorten dhe vëllezërit e tij, të cilët thanë se është mirë me shëndet, derisa bënë të ditur që e kanë të ndaluar të flasin më gjatë. Kjo është hera e parë që Thaçi qëndron kaq gjatë në Kosovë që nga paraburgimi i tij në vitin 2020.
Thaçi dje ka qëndruar në vendlindje, në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe te varri i babait të tij, si dhe ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij. Ai më pas është dërguar në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.
Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të martën, më 18 mars.
Ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza: për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.
Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati zgjidhet asambleiste në Komunën Carouge të Gjenevës "Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që, kur shkela për herë të parë në Zvicër, një...
-
Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake
-
Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm”
-
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi”
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e gatshme për diskutime me SHBA-në për tarifat tregtare Ministri zviceran i Ekonomisë, Guy Parmelin, ka deklaruar se Zvicra është e gatshme të diskutojë me...
-
Parlamenti refuzon sigurimin shëndetësor publik në Gjenevë
-
Taksitë vetë-drejtuese testohen në Cyrih për të mbështetur transportin publik
-
Zvicër: Rritje masive e numrit të rasteve të krimeve të dhunshme
-
Ari arrin çmim rekord, Zvicra përfiton nga kërkesa e lartë