Kosova
Thaçi kërkon të respektohet Kushtetuta e ligjet e Kosovës
Hashim Thaçi këtë të hënë është paraqitur para gjyqtare Majorie Masselot por, nuk është deklaruar për fajësinë lidhur me aktakuzën e re për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.
E Thaçi ka thënë se nuk përbën pengesë dhe rrezik për askënd dhe asnjë projekt politik. Ai tha se mosrespektimi i Kushtetutës paraqet rrezik për minimin demokratik të Kosovës.
“E dini para 4 vjetësh 2020, u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjedhesha president i vendit. Tash para 10 ditëve, nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë, vetëm dy muaj para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë. Duhet të sqarojë edhe njëherë, nuk jam pjesë e garës politike, e as s’kam ndonjë ambicie politike, as për president, as për kryeministër as për deputet e as ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë publike. Ritheksoi se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik, e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë e shtetin e Kosovës me vizionin për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian e raport special të përjetshëm me SHBA-në. Por e nderuara gjyqtare dëshiroj të ritheksojë dhe nënvizojë domsodshmërinë e respektimit të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës e normave tjera ligjore nga palët në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë. Paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetarë. Prandaj shtoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha Thaçi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ngriti aktakuzë ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz Alvin Karaqi, bartësi i shumë titujve ndërkombëtarë në karate, është duke specializuar në Kirurgjinë Ortopedike dhe...
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
-
Gjermanët po varfërohen
-
Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror Zvicra do të prezantojë një bazë të dhënash kombëtare të pasagjerëve ajror pas miratimit parlamentar. Rregullat...
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz
-
Trafiku i kushton publikut miliarda
-
Zvicër: 26 për qind më pak kërkesa për azil
-
Shkalla e ndihmës sociale në Zvicër u ul në vitin 2023