Kosova
Thaçi dënon gjuhën nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit
Presidenti Thaçi ka thënë se deklaratat e tilla që kërkojnë zhdukjen e popullit izraelit, janë të papranueshme dhe si të tilla bien ndesh edhe me kulturën dhe traditën e popullit të Kosovës për tolerancë ndërfetare
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënon gjuhën e nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit që është përdorur nga disa zyrtar të partive politike në Kosovë. Me këtë rast presidenti Thaçi ka thënë se deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe si të tilla bien ndesh edhe me kulturën dhe traditën e popullit të Kosovës për tolerancë.
“Deklaratat në baza etnike, fetare dhe kulturore, të drejtuara kundër popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat, janë te papranueshme”, thuhet në një komunikatë dërguar nga Presidenca e Kosovës.
Presidenti Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim më traditën dhe kulturën, u ka bërë thirrje të gjithëve që të distancohen nga gjuha e urrejtjes.
Ndryshe, ditë më parë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica ka shkruar se shteti i Izraelit duhet të zhduket. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime edhe nga komuniteti shqiptar-izraelit në Kosovë, i cili ka kërkuar që Vetëvendosje dhe partitë tjera politike, përfshirë lidershipin të distancohen nga kjo deklaratë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












