Maqedonia

Teuta Arifi e pranon humbjen në Tetovë

Teuta Arifi e ka pranuar humbjen në Tetovë nga kundërkandidati nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami.

“E pranoj si verdikt të popullit”, tha Arifi.

Sot në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet lokale në 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë pasur  1.353.990 votues. Për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021 janë akredituar gjithsej 1.598 vëzhgues nga vendi dhe të huaj, gazetarë dhe përkthyes.