Portrete të firmave
Tetovari që “vesh” dhe zbukuron veturat
Enes Tairi me ekipin e tij për çdo vit vesh mbi 300 vetura, prej veshjes me shkrime normale, deri në paketimin komplet
Kur flasim për vetura elektrike, vetura e parë që na bie ndërmend është zakonisht “Tesla”. Edhe pse është një veturë fantastike, “Tesla” ende qëndron prapa liderit të vërtetë të veturave elektrike.
Një veturë elektrike e këtillë i është besuar, Enes Tairit, 35 vjeçarit nga Bogovina e Tetovës, i cili prej 20 vitesh jeton në Zvicër. Jo për ta testuar vozitjen e kësaj veture që kushton gati 200 mijë franga por për ta zbukuruar atë, me kërkesë të një firme në Cyrih.
“Është një veturë shumë e shtrenjtë, me një vlerë afër 200 mijë franga. Pronari i veturës është një drejtor anglez, që punon në Cyrih. Ishte një sfidë e madhe, pasi që ishin në garë 5 firma serioze, dhe ne e kemi fituar projektin, që në tërësi na ka kushtuar 1 muaj kohë”, tregon për albinfo.ch, Enes Tairi, i cili thotë se projekti ka qenë i suksesshëm.
Dizajnojnë, shkruajnë, veshin dhe zbukurojnë veturat
“Vetura ka qenë e re, kurse veshja është bërë me folie, dhe është shtypur në mënyrë digjitale. Shtypi është bërë në folie speciale dhe ka qenë gjithashtu i mbrojtur apo laminuar. Dizajni ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ka luajtur një rol të veqantë, sepse kur e sheh veturën duhet menjëherë ta kuptosh reklamën e firmës”, shpjegon Tairi.
Megjithatë nuk ishte edhe aq e lehtë për të realizuar një projekt të tillë.
“Speciale ka qenë se vetura është elektronike, edhe është shumë e ndjeshme, shumë pak pjesë kemi pasur mundësi t`i çmontojmë. Është veturë e komplikuar. Është markë e re në treg, dhe njerëzit nuk i dinë mirë pjesët e saj, prandaj përqendrimi ka qenë i madh. Gjithashtu është bërë një punë shumë e madhe profesionale”, thotë Enesi, i cili me ekipin e tij për çdo vit vesh mbi 300 vetura, prej veshjes me shkrime normale, deri në paketimin komplet.
E në veshjen komplete Enesi numëron 10-15 vetura në vit, për shkak të çmimit, sepse sipas tij klientët nuk kanë mundësi edhe t`i paguajnë.
Shqiptarët kërkojnë shqiponja
Në përgjithësi janë 400-500 makina në vit që ndyshojnë pamjen nga duart e Enesit dhe ekipit të tij, duke përfshirë këtu edhe kamionë edhe vetura.
Në zyrën e tij FF Werbung GmbH në Volketswil vijnë kërkesa nga më të ndryshmet. Shqiptarët e Zvicrës kërkojnë edhe shqiponja.
“Nuk ju preferojmë diçka ekstravagante, por diçka më të thjeshtë. Kemi shumë klientë shqiptarë, të cilët janë shumë të suksesshëm në veprimtarinë e tyre”, thotë Tairi.
Përveç mbishkrimeve për vetura, Enes Tairi ofron gjithçka që nevojitet për një kompani, si: dizajnin e logos, kartvizitat, letra për shtyp, reklamë teknike, reklama për cerada, tekstil, reklamë me dritë etj.
“Ne klientin e furnizojmë me ato për çfarë ai ka nevojë”, thotë duke treguar se klientelën e tij e përbëjnë 50 % zviceranë, dhe 50 % të tjerë, shqiptarë etj.
Deri para 4-5 viteve në këtë rrethinë Enesi e ka ndier veten si i vetmi shqiptar në këtë sektor. “Në këtë qytet janë pesë firma. Shqiptar kam qenë i vetëm. Në pesë vitet e fundit edhe shqiptarët kanë filluar me këtë zanat. Kam dëshirë të ketë edhe më shumë, të bashkëpunojmë dhe t`u tregojmë edhe të tjerëve se ne kemi forcë në këtë sektor.”
Grafika dhe reklama teknike
Tairi ka mbaruar shkollën e grafikës në Cyrih dhe pastaj është aftësuar edhe për reklamë teknike.
Enesi tashmë numëron 16 vite në këtë zanat ndërsa nga janari i vitit 2014 menaxhon firmën e vet “FF Werbung GmbH” në Volketswil, të cilën e kishte blerë nga shefi i tij zviceran.
“Këtë dëshirë e kam pasur që nga shkolla fillore. Arti është edhe si traditë familjare. Grafika më dukej interesante, por reklama teknike edhe më interesante, sepse e punon deri në fund, pra nga A deri në Zh dhe e sheh se çfarë po punon. E marrim projektin nga fillimi deri në fund”, tregon Enes Tairi i cili tashmë ka lidhur bashkëpunim të ngushtë me disa firma.
Firma që ka ta trashëguar tetovari ka traditë pasi që është që prej 25 vitesh aktive në këtë rrethinë të Zvicrës.
Profili i kompanisë
- Adresa: Kindhauserstrasse 2, 8604 Volketswil
- Tel: +41 44 826 16 60
- Fax: +41 44 826 16 60
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?