Portrete të firmave
Tetovari që ka pasion tregun e patundshmërive në Zvicër
Neshat Limani shpalos ofertën e kompanisë së patundshmërive “Limani Immo”. Tetovari flet për vështirësitë dhe përparësitë që ka ky biznes në Zvicër
Numri i banesave dhe shtëpive të lira, pa banues, në Zvicër, ka arritur një rritje rekorde. Kështu konstatohet në statistikat e banesave të zbrazëta, të publikuara ditëve të fundit. Kjo, nga ana tjetër, do t’i konvenonte Neshat Limanit, i cili me pasion e bën punën e ndërmjetësimit të banesave dhe shtëpive në kompaninë e tij të patundshmërive “Limani Immo” në qytetin e Lucernit. Limanit i shtohen ofertat për blerësit, po edhe nga shitësit. Në një bisedë për albinfo.ch, 31-vjeçari shpalos ofertën e kompanisë që udhëheq prej 6 vjetësh. Tetovari flet për vështirësitë dhe përparësitë që ka ky biznes në Zvicër.
Ju merreni me ndërmjetësim në shitjen dhe blerjen e pronave të patundshme në Zvicër. Sa kohë ka që merreni me këtë biznes?
Neshat Limani: Nuk e bëj vetëm ndërmjetësimin e patundshmërive, sado që ky është specialitet imi. Shpeshherë i shoqëroj edhe gjatë projektimit, ndërtimit, financimit dhe në fund e bëj punën time: shitjen ose dhënien me qira. Sektori i patundshmërive është shumë më i gjerë se sa duket. Ai përfshin dhe shumë nëndegë që nuk shihen nga jashtë. Patundshmëritë në Zvicër kanë një lloj investitori privat, që është i interesuar të blejë një shtëpi apo një banesë ose ta ndërtojë një të re. Investitori ndërtues, ai që e blen tokën, e bën ndërtimin. Ky lloj ndërtimi quhet ndërtim profitabil, sepse ndërtuesit në këtë nëndegë ndërtojnë vetëm shtëpi për shumë familje, d.m.th. blloqe, me tri e më shumë banesa. Qëllimi i këtyre investitorëve është t`i ndërtojnë dhe t’i japin me qira. Pastaj vjen grupi i tretë i investitorëve, që janë koncernet e mëdha si “Swisslife”, “SFP”, dhe shumë koncerne të tjera, që janë në gjah për të blerë objektet profitabile të ndërtuara mirë, d.m.th. të gatshme për të përfituar nga këto objekte. Një koncern si “Swisslife” po t’i deponojë paratë në një bankë do të përfitojë vetëm 0.75 % kamatë, ndërsa në një objekt përfiton nga 4 deri 5% profit, ndërsa nga ana tjetër nuk paguan kamatë.
Cilat janë vështirësitë dhe cilat probleme provoni t`i zgjidhni ju si ekspert i patundshmërive?
Neshat Limani: Mënyra ose strategjia se si punoj unë është paksa specifike, sepse “rendite objekte” ose shqip objektet fitimprurëse nuk i shes nëpërmjet internetit, por “lautlos” d.m.th. pa zhurmë, i kam ato grupe investitorësh edhe bashkëpunoj shumë me fondet pensionale, një ndër investitorët më të mëdhenj në Zvicër. Shumica tjetër e investitorëve kur e shohin objektin, të cilit i është bëre publike shitja, nuk e blejnë, në internet i humb vlera. Ndërsa shtëpitë për një familje dhe banesat patjetër që i shesim nëpërmjet internetit.
Kur mjetet nuk paraqesin asnjë lloj problemi, por duke marrë parasysh standardin zviceran dhe çmimet e patundshmërive që janë dyfishuar në 10 vjetët e fundit, mundohem t’i shoqëroj. E them kështu se nuk përfitoj asgjë, vetëm i përcjell gjatë financimit ose rreth mënyrës se si të arrijnë deri te blerja e një objekti. Sërish e them, këtu bëhet fjalë për investitorët privatë që janë të interesuar për banesë ose shtëpi private d.m.th. të banojnë vetë aty. Ndërsa te investitorët e mëdhenj ndihma është më ndryshe, një investitor ndërtues ose i mëdh është në gjah pas objekteve që nuk shiten në internet, që nuk e ka qasjen askush, me synimin që ai të jetë i pari, dhe unë jam në kërkim të këtyre objekteve për ta.
Kush ka mundësi përgjithësisht të investojë sot në Zvicër në patundshmëri?
Neshat Limani: Gjithkush që ka kapital të mjaftueshëm (financa).
A ekziston ndonjë konkurrencë për ju?
Neshat Limani: Jo, absolutisht jo. Unë nuk kam konkurrent dhe kam kolegë që bëjnë të njëjtën punë, për shembull, me Albert Gashin e “Swisslife” bëjmë të njëjtën punë dhe kemi bërë disa biznese bashkë duke komunikuar në gjuhën e përbashkët. Pastaj kushdo mund të shikojë në rrjetet e mia sociale, unë i kam të gjithë miq, jo konkurrentë (flas për agjentët e shitjes), dhe mundohem të bashëkpunoj sa më shumë me të gjithë, biznesi ka vetëm një gjuhë.
Çfarë shkollimi keni të kryer?
Neshat Limani: Në Zvicër jetoj nga viti 2009. Kam mbaruar Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë. Jam lindur në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa me origjinë nga Cellopeku i Tetovës. Me ardhjen time në Zvicër, fillimisht jam detyruar të punoj në ndërtimtari në një firmë lyerjesh. Por, gjithmonë jam marrë pak a shumë direkt apo indirekt me patundshmëri. Për të qenë këtu ku jam, kam ndjekur shkollime shtesë “Ausbildung”, në Remax, pastaj jam pavarësuar me biznesin tim “Limani Immo”.
Sa është interesante të merreni me patundshmëri?
Neshat Limani: Nuk do thotë se është interesant, përkundrazi është punë shumë e lodhshme dhe e vështirë, kërkon shumë përkushtim. Çdo vit fillojnë nga 4000 të rinj të merren me këtë punë dhe përfundojnë 10 deri12, do të thotë është punë respekti, punë korrektësie, d.m.th. e bëj unë dhe ai shitësi ose blerësi drejtohet te unë.
Në çfarë shifrash lëvizin çmimet e patundshmërive: apartamente dhe shtëpi në Cyrih?
Neshat Limani: Vlen të ceket se në Cyrih, çmimi është rritur për 97 %, por nga ana tjetër, kanë rënë kamatat e hipotekave. Nëse dikur ishte 2000 deri 4000 franga një metër katror, sot me shumë fat dhe me shumë vështirësi mund ta gjeni nën 8.000 franga, normalisht se varet edhe prej vendit ku është dhe ku gjendet lagjja e banimit. Janë shumë faktorë qe e bëjnë çmimin.
Sa është reformuar tregu i patundshmërive me inovacionet teknike dhe modelet e reja?
Neshat Limani: Tregu nuk është reformuar shumë, dallimi është vetëm te rritja e çmimit dhe rënia e kamatës, d.m.th. dikur ishte 5%, sot është 1.1%, dikur ishte 800-1000 franga m2, sot është 2000. Reforma tjetër ishte se dikur bankat kanë financuar me 10% kapital të gatshëm, sot është vështirë, ngase bëhet fjalë për nën 20%, por janë mënyrat që kanë mundësi të shfrytëzohen nga bankat.
Sa janë të përfshirë shqiptarët në këtë biznes në Zvicër, apo vetëm i ndërtojnë objektet dhe dikush tjetër i shet?
Neshat Limani: Është interesante që janë përfshirë shumë shqiptarë, është pak a shumë si dikur biznesi me sigurime, që çdo i dyti mendon se mund ta bëjë dhe çdo njeri e fillon, ndërsa në fund ngelen vetëm ata që dinë dhe duan me të vërtetë ta bëjnë. Nuk mund të jesh agjent shitës nëse nuk e njeh biznesin e patundshmërive. Nëse nuk e di si llogaritet çmimi dhe fitimi, nuk e ke asnjë kontakt nëpër bankat zvicerane, asnjë notar, e asnjë ndërtues, dhe ti thjesht nuk ke lidhje në këtë sektor, gjegjësisht e ke vetëm me të dëgjuar, dhe në fund kërkon përqindjen tënde. Kjo dukuri që po përhapet shumë kohët e fundit vetëm sa e prish biznesin. Duke punuar disa vjet në ndërtimtari, unë kisha fatin të isha në krah të një biznesmeni shumë të suksesshëm në Zvicër, si ndërtues dhe investitor: Berzati.AG. Por në fund të fundit, le të merret kush të mundet, unë si agjent i shitjes “ndërmjetësues” mundohem gjithmonë që t’i bëj të dyja palët të lumtur, edhe shitësin, edhe blerësin.
Lexoni intervistën e Neshat Limanit në gjuhën gjermane.
Profili i kompanisë
- Adresa: Gerliswilstrasse 74, 6020 Emmenbrücke
- Aktiviteti: Pasuri të patundshme, sidomos shtëpi
- Tel: 076 805 05 65
- Web: www.limani-immo.ch
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?