Integrimi
Tetë vjet burg kosovarit për plaçkitje të armatosur të bankës
Pasi kishin kërcënuar dy nëpunësit e bankës dhe dy kliente, Admir C. dhe dy shokët e tij kishin plaçkitur 337810 (treqind e tridhjeteshtatëmijë e 810 franga)
Kosovari 26 vjeç, Admir C. është dënuar nga Gjykata në Solothurn-Lebern me tetë vjet burg për grabitje të rëndë dhe për vjedhje të shumëfishtë “profesionale” në përbërje bande si dhe për delikte të tjera si shkaktim lëndimesh të lehta, tentim detyrimi etj.
Vjedhja e armatosur në bankën Baloise Bank SoBA në Bettlach të Solothurnit ka qenë delikti kryesor që i ngarkohet Admir C dhe dy bashkëpjesëmarrësve të tjerë. Sipas kryetarit të trupit gjykues, bëhet fjalë për një akt të planifikuar me përpikëri. Me këtë pohim ai ka kundërshtuar përpjekjen e të akuzuarit për ta relativizuar rastin si një veprim spontan.
Pasi kishte kaluar një kohë në paraburgim për një vepër tjetër penale, kosovari në marrjen në pyetje kishte provuar të bindte prokurorin se ishte bërë “tjetër njeri” dhe se është duke kaluar shumë kohë me fëmijët e motrës. Dhe, vetëm dy javë pas kësaj ai kishte marrë pjesë në sulmin në bankë, me ç`rast rolet e pjesëmarrësve ishin të ndara në mënyrë të qartë. Kjo tregon për mungesë sinqeriteti dhe për paskrupullsi të të akuzuarit, është thënë në seancën përmbyllëse gjyqësore të mbajtur të premten e javës së kaluar.
Prokurori ka nënvizuar se i akuzuari asnjëherë nuk ka ndjerë pendim të vërtetë për aktet e kryera por pohimet për pendim i ka shfrytëzuar vetëm për të nxjerrë përfitime. “Pastaj vjen momenti kur ai e heq maskën dhe del në sipërfaqe një gangster brutal, i paskrupullt dhe manipulues”. Për këtë, pala paditëse ka kërkuar tetë vjet e gjysmë heje lirie për 26 vjeçin.
Në mes të prillit të vitit 2010 dhe qershorit 2011 Admir C. në përbërje të ndryshme kishte bërë disa vjedhje me grabitje. Në tetor 2010 qe zbuluar seria e parë e vjedhjeve, me ç`rast ai kishte mbajtur 2 muaj paraburgim. Pas lirimit, kishin vazhduar vjedhjet tjera. Më 16 dhjetor 2011 ai së bashku me Avzi E. (shtetas i Serbisë) dhe italianin Sandro F., kishte sulmuar bankën Baloise Bank SoBA në Bettlach.
Pasi kishin kërcënuar dy nëpunësit e bankës dhe dy kliente, ata kishin plaçkitur 337810 (treqind e tridhjeteshtatëmijë e 810 franga). Pas d muajsh ata ishin kapur. Sandro F. dhe Avzi E, vitin e kaluar janüe dënuar me procedurë të shkurtuar me 40 muaj burg efektiv respektivisht 36 muaj burg pjesërisht me kusht.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?