Lajme

Tetë shkolla rimbyllen në Francë, shkaku i nxënësit që rezultoi pozitiv me Covid-19

Në një qytet në Francën Veriore tetë shkolla janë mbyllur, pasi një fëmijë testoi pozitivisht për koronavirus.

Shtatë shkolla publike dhe një institucion privat u mbyllën në qytetin Roubaix, afër kufirit belg, të hënën në mëngjes, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net, përcjell albinfo.ch.

Kjo vjen pasi një nxënës u konfirmua se bartte virusin.

Rreth 70 raste me koronavirus janë paraqitur në shkollat frënge që kur nxënësit u rikthyen në ambientet shkollore javën e kaluar.

Shkollat u mbyllën ‘si masë paraprake’ për koronavirus, derisa hetuesit përpiqen të kuptojnë me kë ka qenë fëmija në kontakt, thanë zyrtarët lokalë, sipas medieve të huaja.

Franca do të vazhdojë të rihapë shkollat publike, me gjithë shqetësimin e përhapur nga prindërit se fëmijët e tyre nuk mund të mbrohen sa duhet nga virusi pandemik.