Lajme
Tetë të vrarë dhe disa të plagosur, nga të shtënat, në SHBA
Dëshmitarët thanë se dëgjuan disa të shtëna në një objekt të kompanisë së shërbimeve postare FedEx dhe një tha se ka parë një burrë duke shtënë me armë automatike, përcjell albinfo.ch.
Personi i armatosur raportohet se ka vrarë veten.
“Ne kemi lokalizuar tetë persona me plagë me armë zjarri, të cilët janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë së qytetit, Genae Cook.
Cook tha se disa persona janë dërguar në spital me lëndime.
FedEx tha se kompania është në dijeni për të shtënat dhe se po bashkëpunon me autoritetet.
Fedex tha se siguria “është përparësi” për të.
Në Shtetet e Bashkuara kanë ndodhur disa incidente të ngjashme, javëve të fundit.
Këtë muaj, një sulm me të shtëna masive në Karolinën e Jugut ka lënë pesë vetë të vrarë.
Muajin e kaluar të shtënat masive në Kollorado dhe Xhorxhia kanë lënë 18 njerëz të vrarë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv Shoqata zvicerane e teleferikut dhe turizmi i Zvicrës kanë raportuar një numër më të lartë vizitorësh...
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor