Maqedonia
Tetë persona humbin jetën si pasojë e koronavirusit në Maqedoni
Tridhjetë e shtatë raste me COVID -19 prej 484 testimeve të bëra u regjistruan në 24 orët e fundit.
Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 15.127, numri i pacientëve të shëruar është 12.486, të vdekurve 623, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.018.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 591, në Kumanovë 248, në Prilep 142, në Gostivar 134, në Tetovë 124, etj.
Deri më tani në shtet janë bërë gjithsej 158.003 testime të Covid-19.
Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 78. Në përkrahje me oksigjen janë 56, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Në spitalin në Kozle nuk ka pacientë të moshuar. Të hospitalizuar janë dy fëmijë dhe një nënë pozitivë në Kovid-19, ndërsa gjashtë fëmijë dhe gjashtë nëna të dyshimtë në virusin.
Në SPQ “8 Shtatori” në Shkup janë pranuar gjashtë pacientë, ndërsa të hospitalizuar janë 27. Në respiratorë janë shtatë pacientë.
Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 14, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 54 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 126, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.
Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dje ka propozuar që të sëmurët kronikë të kthehen në punë, e cila nuk do të vlejë për personat të cilët kanë raport nga specialisti për përkeqësim të sëmundjes.
“Për punëtoret të cilat janë me leje të zgjatur të lehonisë, leja do të zgjasë deri më 31 dhjetor. Gjithashtu, vazhdon lirimi i grave shtatzëna nga puna. Për prindërit me fëmijë deri në 10 vjet, do të merret vendim në takimin e ardhshëm të Komisionit”, parashikon Propozim-vendim që do të dorëzohet deri në Qeveri për shqyrtim.
Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, edhe krahas rekomandimit të sëmurët kronikë të kthehen në punë, kategoritë më të rrezikuara edhe më tej mbeten të mbrojtur.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse