Kosova
Testohet qëndrueshmëria e urës së Ibrit me kamionë
Në veri të Kosovës po vazhdon testimi i qëndrueshmërisë së urës së Ibrit, që tani ka hyrë në fazën e dytë, me përdorimin e kamionëve.
Në veri të Kosovës po vazhdon testimi i qëndrueshmërisë së urës së Ibrit, një hap tjetër në përgatitjet për hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve.
Aktualisht, testimi është në fazën e dytë, duke përfshirë përdorimin e kamionëve për të vlerësuar fuqinë mbajtëse të urës.
Për këtë ka folur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se brenda dy-tre ditësh pritet të përfundojë procesi i testimit.
Kjo procedurë është ndërmarrë nga institucionet e Kosovës, me qëllim të garantimit të sigurisë para se ura të bëhet funksionale për trafikun e automjeteve.
Ky veprim ka hasur në kundërshtim nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e QUINT-it, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, të cilët kanë shprehur shqetësime për implikimet e mundshme të hapjes së urës në kontekstin e sigurisë vendore dhe rajonale.
Kurse, gjatë kësaj kohe në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut po mbahet takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.
Takimi përfshin qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale, duke u fokusuar në bashkëpunimin mes institucioneve dhe shoqërisë civile. Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani, dhe aktorë të tjerë të partisë në pushtet.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim