Lajme
Testi për koronavirus në Zvicër do të bëhet gratis: Paguan qeveria
Deri më tani, kostot për testet e virusit janë mbuluar pjesërisht nga sigurimet shëndetësore dhe pjesërisht nga kantonet
Qeveria Federale do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për testet e koronës, duke filluar nga 25 qershori i vitit 2020. Kështu ka vendosur Këshilli Federal në mbledhjen e mbajtur sot, shkruan sda.ch.
Deri më tani, kostot për testet e virusit janë mbuluar pjesërisht nga sigurimet shëndetësore dhe pjesërisht nga kantonet, transmeton albinfo.ch.
Një rregullim i tillë i mbulimit gjysmak të kostos çonte në pabarazi të trajtimit: nëse kostot mbuloheshin nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor, subjektet e testimit i nënshtroheshin një zbritjeje të franshizës.
Ndërkaq, nëse kantonet merrnin përsipër pagesën e testeve, atëherë nuk kishte kosto për subjektet e testimit, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye ekzistonte rreziku që njerëzit të mos testoheshin nëse do t`u binte të bartnin vetë koston e testit.
Sipas vendimit të sotëm, Qeveria Federale merr përsipër kostot për testet lidhur me infeksionin me virusin korona, por edhe testet serologjike për zbulimin e antitrupave.
Më shumë informata për testimin në Zvicër: Testi gratis në Zvicër
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit