Koronavirusi: çast pas çasti
Testi që dallon Covid-19 nga gripi sezonal, brenda 90 minutash
Testet e reja 90-minutëshe që mund të zbulojnë koronavirusin dhe gripin pritet të aplikohen javën e ardhshme. Tamponi dhe marrja e ADN-së do të ndihmojnë në dallimin midis Covid-19 dhe sëmundieve të tjera sezonale.
Matt Hancock, Sekretari i Shëndetësisë në Britani, tha se këto risi të fundit për testimin e koronavirusit janë shpëtim i jetës.
Ai gjithashtu shtoi se: “Miliona teste të reja të shpejta të koronavirusit do të japin rezultate në vend brenda 90 minutash, duke na ndihmuar të prishim shpejt zinxhirin e transmetimit. Fakti që këto teste mund të zbulojnë gripin, si dhe Covid-19 do të jenë jashtëzakonisht të dobishme pasi jemi duke shkuar drejt stinës së dimrit dhe virozat stinore janë më të pranishme”.
Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testit kthehen brenda 24 orësh, por ka raste që përgjigjja mund të zgjasë deri në dy ditë.
Pothuajse gjysmë milioni i testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPore, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në klinikat shëndetësore dhe laboratorët. Gjatë gjithë vitit pritet që këto shifra të rriten, raporton BBC.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar