Futboll

Testi i fundit për Zvicrën

Zvicra në Lugano e pret Japoninë, që gjithashtu është pjesëmarrëse e Botërorit

Sot nga ora 19:00, Përfaqësuesja e Zvicrës e zhvillon miqësoren e fundit para Kampionatit Botëror që nis të enjten e ardhshme, shkruan albinfo.ch.

Zvicra në Lugano e pret Japoninë, që gjithashtu është pjesëmarrëse e Botërorit.

Pas barazimit me Spanjën, kjo është miqësorja e dytë për Nati-n, derisa në 16 ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje, kurse në shtatë nga takimet e fundit të zhvilluar si vendas nuk ka pësuar gol.

Trajneri Vladimir Petkoviq do të bëjë provën e fundit para Botërorit, derisa në dyshim është paraqitja e Xherdan Shaqirit. Gjithashtu edhe Granit Xhaka nuk luajti ndaj spanjollëve për shkak të lëndimit.

Zvicra ndeshjen e parë në Botëror do ta ketë ndaj Brazilit më 17 qershor, derisa në grup janë edhe Serbia dhe Kosta Rika.