Lajme

Testet e koronës i kushtuan qeverisë federale mbi katër miliardë franga

Kjo del nga një raport i ndërmjetëm mbi efektet e pandemisë Covid 19 në kostot e kujdesit shëndetësor, të cilin e ka miratuar Këshilli Federal

Testet e koronës konsiderohet t’i kushtojë Qeverisë Federale të Zvicrës rreth 4.3 miliardë franga deri në fund të vitit, transmeton albinfo.ch.

Qeveria Federale ka shpenzuar 2.3 miliardë franga për testet e koronës vetëm vitin e kaluar.

Kjo del nga një raport i ndërmjetëm mbi efektet e pandemisë Covid 19 në kostot e kujdesit shëndetësor, të cilin e ka miratuar Këshilli Federal, shkruan srf.ch. Për vitin aktual, Qeveria Federale duhet të paguajë 1.6 miliardë franga të tjera për testet.

Kompanitë e Sigurimit shëndetësor kanë paguar nga 280 deri në 330 milionë franga për trajtimin spitalor të pacientëve me koronavirus vitin e kaluar, ndërsa kostot e vaksinimit janë vlerësuar në 264 milionë franga.

Konfederata vlerëson se kostoja e shtrimit në spital për kantonet për vitet 2020 dhe 2021 do të jetë 625 deri në 739 milionë CHF.