Bota
Testet e detyrueshme mund të rikthehen për udhëtarët nga Kina
Kina aktualisht po goditet nga një valë masive e virusit korona. BE-ja diskuton masa mbrojtëse. Ndër të tjera rekomandohen teste të detyrueshme
Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspertëve shëndetësorë nga shtetet anëtare në Bruksel, vendeve të BE-së u kërkohet “fuqishëm” të kërkojnë para nisjes për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina në Evropë një test negativ të koronës jo më të vjetër se 48 orë. Në të njëjtën kohë, është vendosur që në fluturimet për në Kinë dhe nga Kina për në Evropë të mbahen edhe maskat, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Ata gjithashtu rekomandojnë që udhëtarët nga Kina të testohen kohë pas kohe kur të arrijnë në BE. Nëse është e nevojshme, mostrat pozitive duhet të analizohen më tej. Përveç kësaj, do të kontrollohen edhe ujërat e zeza në aeroportet, ku mbërrijnë avionët nga Kina. Masat e caktuara tani do të rishqyrtohen në mes të janarit. Vendimet nuk janë të detyrueshme për shtetet e BE-së, por konsiderohen si një udhëzues i rëndësishëm.
Shifrat do të jenë të larta deri në mars?
Më pak se një muaj pas përfundimit të strategjisë zero-COVID që ishte ndjekur për gati tre vjet, disa qindra milionë njerëz në Kinë tashmë janë infektuar me virusin korona. Nga data 8 janar, detyrimi për karantinim kur hyn në Kinë nuk do të zbatohet më. Sipas ekspertëve, shpërthimi i madh i shifrave të larta pritet të zgjasë deri në mars ose prill. Numrat e saktë të personave të infektuar nuk dihet, sepse autoritetet kanë ndaluar publikimin e të dhënave epidemiologjike.
Disa vende të BE-së si Italia, Franca dhe Spanja tashmë kanë shtrënguar rregullat e hyrjes në këto vende për udhëtarët nga Kina. Edhe Britania e Madhe, Kanadaja, Koreja e Jugut, SHBA dhe Australia kanë futur kufizime për shkak të valës së infeksioneve në Kinë. Kjo solli kujtimet e fillimit të pandemisë, kur rregullat në Evropë ndryshonin nga vendi në vend dhe ishin të vështira për udhëtarët t’i kuptojnë. Marrëveshja e së mërkurës tani synon të sigurojë një përgjigje të unifikuar nga BE.
Berlini do të monitorojë variantet e reja të virusit
Qeveria gjermane ka kërkuar një zgjidhje unike evropiane. Sidoqoftë, Berlini ishte veçanërisht i interesuar në “vendosjen e monitorimit të variantit të virusit”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Variantet e virusit korona të njohura më parë nga Kina janë të njëjta me ato që qarkullojnë në Gjermani. “Por sigurisht që ne duam të dimë sa më herët që është e mundur nëse ka ndonjë variant tjetër”, tha zëdhënësi.
Autoriteti shëndetësor i BE-së ECDC ka paraqitur së fundi të dhënat e tij, sipas së cilave gjendja në Kinë nuk do të ketë ndonjë ndikim tepër të madh në situatën epidemiologjike në Evropë. Sipas ekspertëve, variantet e virusit në Kinë janë në qarkullim edhe në BE, ndaj nuk përbëjnë ndonjë sfidë për imunitetitn e qytetarëve të BE-së.
OBSH nuk sheh variante të reja
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), asnjë variant i ri virusi nuk është shfaqur pas shpërthimit të fundit të koronës në Kinë. Analizat e qendrës epidemiologjike kineze kanë treguar se variantet e omicron janë mbizotëruese. Nënvariantet BA.5.2 dhe BF.7 janë së bashku përgjegjës për 97.5 për qind të të gjitha infeksioneve. Të dhënat përputhen me ato të marra nga udhëtarët nga Kina.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e quajti shqetësuese valën e fundit të infektimeve në Kinë. “Ne vazhdojmë t’i kërkojmë Kinës të dhëna më të shpejta, të rregullta dhe të besueshme për numrin e të infektuarve dhe shifrat e vdekjeve, si dhe varantet e virusit.” Në të njëjtën kohë, OBSH tregoi mirëkuptim për vendet që kanë futur masa për udhëtarët nga Kina. Shkencëtarët kryesorë kinezë i raportuan agjencisë së OKB-së të martën për situatën në Republikën Popullore.
Fakti që shtetet e BE-së tani kanë rënë dakord për masa të reja është me rëndësi edhe për shkak se të dhënat nga Kina konsiderohen të pamjaftueshme. Pekini kohët e fundit theksoi se ka qenë transparent në lidhje me përhapjen e fundit të virusit. Në të njëjtën kohë, Zyra e Jashtme atje u shpreh kundër masave për udhëtarët nga Republika Popullore.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?