Lajme
Test i detyruar për të huajt që dëbohen nga Zvicra
Shumë shtete dhe kompani ajrore pranojnë njerëzit e dëbuar nga Zvicra vetëm nëse rezultojnë negativë, ka argumentuar ministrja e drejtësisë Karin Keller-Sutter
Për të huajt që duhet të largohen nga Zvicra, autoritetet në të ardhmen duhet të sigurojnë mundësinë që ata të detyrohen të bëjnë testin Covid.
Kjo është vendosur sot nga deputetët e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch.
Me këtë rast vendimi është marrë pa votat e të majtës (Partisë Socialdemokrate) dhe të Gjelbërve, transmeton albinfo.ch.
Këto dy parti kanë kritikuar qëndrimin në fjalë duke thënë se kjo është një ndërhyrje disproporcionale në integritetin fizik të të huajve që dëbohen.
Por, shumë shtete dhe kompani ajrore pranojnë njerëzit e dëbuar nga Zvicra vetëm nëse rezultojnë negativë, ka argumentuar ministrja e drejtësisë Karin Keller-Sutter, resori i së cilës mbulon këtë problematikë.
Por, nga ana tjetër shumë nga personat që dëbohen pritet se do të refuzojnë t`i nënshtrohen testimit.
Pas votimit në Dhomën Nacionale, tani është radha e votimit të kësaj çështjeje në Dhomën e Kantoneve (senat).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!