Lajme
Test dhe karantinë për të gjithë që hyjnë në Britani: edhe për të vaksinuarit
Në rrethanate reja, pas paraqitjes së variantit të sapo zbuluar Omikron, Britania e Madhe po shtrëngon rregullat e hyrjes për udhëtarët nga e gjithë bota.
Kështu, të gjithë të ardhurit duhet të bëjnë testin PCR në ditën e dytë pas hyrjes në vend dhe të kalojnë në karantinë derisa të marrin rezultatin negativ të testit, ka thënë të shtunën kryeministri britanik Boris Johnson, shkruan sda.ch.
Kjo vlen pavarësisht nga statusi i vaksinimit dhe duhet të rishqyrtohet sërish, pas tri javësh.
Deri më tani, personat e vaksinuar plotësisht nga shumica e vendeve duhej të bënin vetëm një test të shpejtë pas hyrjes në vend, por nuk duhej të kalonin pastaj në karantinë, transmeton albinfo.ch. Vetëm disa vende, ndërkohë edhe shumë shtete afrikane, janë në të ashtuquajturën listë të kuqe. Të kthyerit nga këto vende duhej edhe deri më tani të futeshin në karantinë hoteli dhjetëditor me shpenzimet e tyre.
Pas disa vendeve të tjera, edhe në Britaninë e Madhe janë gjetur dy raste të variantit Omikron, të shtunën. Njerëzit e prekur dhe familjet e tyre janë në karantinë dhe testet do të intensifikohen në zonat e prekura, ka thënë ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind