Kuriozitete
Tesla rrezikon dënim nën akuzat për diskriminim racor
Por krijesa e Elon Musk rrezikon të humbë luftën kundër diskriminimit racor, diçka që mund t’i kushtojë shtrenjtë imazhit të tij në botë.

Tesla e fitoi betejën e saj teknologjike, duke kryer revolucion në ndërtimin e mjeteve elektronike, që e kanë shndërruar tani në industrinë automobilistike më me vlerë në botë.
Departamenti i Punësimit të shtetit të Kalifornisë, pas qindra denoncime, ka vendosur të denoncojë gjigantin amerikan për shkak të masave aspak të forta të ndërmarra për të parandaluar këto episode, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Disa punëtorë të fabrikës tregojnë që batutat me sfond racial ishin përditshmëria aty, të shoqëruar nga simbole të ndryshme si svastika, që ishin protagonistë në tualetet.
Tesla është makina më e shitur në Europë.
Sipas denoncimit, punëtorët me ngjyrë u jepeshin gjithmonë punët me të ulëta, që shpërbleheshin më pak.
Kompania e Musk ka mohuar një akuzë të tillë, duke cilësuar padinë si një gabim, por kjo nuk është hera e parë, janë 4 paditë me akuzën e racizmit, si dhe një padi personale ndaj një personi me ngjyrë që punonte pikërisht në fabrikën në Freemont, dhe që kërkon, i vetëm, 137 milionë dollarë.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve Duke filluar nga fundi i vitit 2025, avionët zviceranë do të kenë ndarje më të mëdha...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme