Kuriozitete
Tesla pezullon përdorimin e Bitcoin për blerjen e makinave të saj
Aksionet e Bitcoin ranë me 10% dhe ulje pësuan dhe ato të Teslas

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk njoftoi se kompania e tij ka pezulluar përdorimin e Bitcoin për blerjen e makinave të saj për shkak të shqetësimeve për ndryshimet klimaterike.
Menjëherë, pas këtij postimi të Elon Musk aksionet e Bitcoin ranë me 10% dhe ulje pësuan dhe ato të Teslas, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Deklarata e kompanisë Tesla në muajin maj se do të pranonte kriptovalutën solli menjëherë reagimin e ambientalistëve dhe investitorëve. Krijuesi i makinave elektrike gjithashtu në muajin shkurt kishte blerë 1.5 miliardë nga valuta më e madhe digjitale në botë.
Por duket se Musk ka ndërruar mendim.
“Kriptovalutat janë një ide e mirë, por kjo nuk mund të sjellë kosto të mëdha për ambientin që na rrethon”, shkruan mes të tjerash shefi i Tesla.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës