Lajme
Tesla ia sheh ‘sherrin’ përfshirjes së Muskut në politikë
Shitjet e veturave të reja të Teslas pothuajse u përgjysmuan në Evropë muajin e kaluar dhe dështimi i atribuohet përfshirjes së pronarit Elon Musk në çështjet politike në të dy anët e Atlantikut.
Telsa shiti 9.945 automjete në Evropë në muajin janar, që është 45 për qind më pak se 18.161 që shiti në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Kjo do të thotë se ndërhyrja e Muskut në çështjet politike evropiane dhe roli i lartë që ka marrë në administratën Trump po çojnë në reagime nga konsumatorët.
Musku, këshilltar i afërt i presidentit amerikan, muajt e fundit është bërë gjithashtu mbështetës i zëshëm i partisë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternative për Gjermaninë, duke i përshkruar si “shpresa më e mirë për të ardhmen” e Gjermanisë. Të hënën, ai telefonoi kandidaten për kancelare nga kjo parti, Alice Weidel, e cila dyfishoi mbështetjen në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Pronari i Teslas është përfshirë edhe në përplasjen politike në Britani për abuzimin e fëmijëve, duke akuzuar publikisht kryeministrin Keir Starmer për fshehje të skandalit – pavarësisht se nuk ka ofruar asnjë provë.
Emmanuel Macron, presidenti francez, në fillim të janarit iu bashkua udhëheqësve të Norvegjisë, Britanisë dhe Gjermanisë në përgjigje të një sërë postimesh armiqësore në “X” nga Musku, i cili mbështet partitë politike të ekstremit të djathtë dhe kritikon të majtit në Evropë.
Tesla shiti 1.277 vetura të reja në Gjermani muajin e kaluar, totali më i ulët mujor që nga korriku 2021, sipas llogaritjeve të Bloomberg. Shitjet në Francë ranë 63 për qind, performanca më e keqe në vend që nga gushti 2022.
Kompania për herë të parë regjistroi shitje më të ulët sesa rivali kinez i veturave elektrike, BYD, në Britani.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut










