Shkurt.ch

“Terrorizimi nuk është më kërcënimi kryesor për Zvicrën”

Ekstremizimi i majtë si dhe ekstremizimi i dhundhëm munden ta kërcënojnë sigurinë e Zvicrës

Doli raporti vjetor 2010 i Shërbimit Informativ të Konfederatës. Sipas raportit në fjalë, gjatë vitit në shqyrtim, kërcënimet kryesore për Zvicrën kanë ardhur nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, nga përhapja e armëve dhe e spiunazhit. Kërcënimi i terrorizmit nuk përbën më një rrezik për shtetin, mirëpo ndonjë sulm/atentat mbetët i mundshëm.

Në vitin 2010, ekstremizmi i majtë ka qenë tema kryesore e aktualitetit. Kurse, në përgjithësi, aktivitetet e ekstremizmit të dhunshëm munden të rrezikojnë sigurinë e brendshme të Zvicrës.

Aktivitetet që kanë të bëjnë me përhapjen, por edhe veprimet e organizatave terroriste ose kriminale dhe aktorët shtetërorë në Zvicër kërcënojnë pozitën industriale dhe finansiare.

Gjithashtu, sulmet ndaj sistemeve të informacionit kritik mund të rrisin format e tjera të kërcënimit dhe përbëjnë një rrezik potencial për të gjitha këto sisteme. Për më tepër, rreziqet e mjedisit mund të kërcënojnë Zvicrën në një afat më të gjatë.