Fotolajmi
Terroristët në Spanjë kishin plane për sulme më të mëdha
Policia akoma është duke kërkuar ngasësin e kombibusit që goditi dhjetëra persona në Las Ramblas të Barcelonës, e që la të vdekur 13 persona
Një celulë e 12 terroristëve që kreu dy sulmet terroriste në Spanjë këtë javë kishte mbledhur 120 bombola gazi dhe planifikonte t’i përdorte ato në sulmet me vetura.
Kështu ka konfirmuar policia që ka gjetur bombolat në një shtëpi, e cila dyshohet se është përdorur nga ky grup.
Një nga shpërthimet u bë në Alcantar të mërkurën në mbrëmje. Policia akoma është duke kërkuar ngasësin e kombibusit që goditi dhjetëra persona në Las Ramblas të Barcelonës, e që la të vdekur 13 persona.
Përpos 13 personave të vrarë të enjten në mbrëmje në Las Ramblas, një grua ka vdekur në një sulm tjetër me vetura të premten në Cambrils. Pesë të dyshuar janë qëlluar për vdekje nga policia në sulmin e dytë.
Policia katalonase ka thënë se grupi prej 12 burrave kishte planifikuar sulmet qe më shumë se gjashtë muaj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











