Kosova
Terras takon Bislimin, flasin për rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit
Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dhënë detaje mbi takimin që zhvilloi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ai ka ndarë një fotografi të takimit në rrjetin social “X”, ku tha se me Bislimin ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
“Pata një takim të thellë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi mbi rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit. Unë do të kontribuoj në këtë duke ofruar raporte të informuara, të drejta dhe objektive”, ka shkruar Terras.
Kujtojmë se Terras dje vizitoi Mitrovicën. Pa nga afër Urën e Ibrit dhe më pas shkoi edhe në Varagë të Zubin Potokut, ku më 29 nëntor ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.
Para vizitës në Mitrovicë, ai është pritur në takime nga krerët e shtetit dhe liderët e opozitës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











