Shkurt.ch
terra cognita 34: Mbi historinë e azilit në Zvicër
Botimi aktual i kushtohet historisë së azilit në Zvicër dhe vë në pah diversitetin e mahnitshëm të lëvizjeve migratore të cilat e kanë përshkuar Zvicrën gjatë kohërave

Numri i i ri i revistës “terra cognita”, botim i Komisionit Federal për Migracion (EKM) është i disponueshëm në versionin online dhe atë të shtypur. Botimi aktual i kushtohet historisë së azilit në Zvicër dhe vë në pah diversitetin e mahnitshëm të lëvizjeve migratore të cilat e kanë përshkuar Zvicrën gjatë kohërave, shkruan albinfo.ch
Përmes teksteve profesionale dhe biografive, në këtë numër tregohet se si politika dhe opinioni kanë reaguar në kohë të ndryshme ndaj njerëzve të cilët, për motive nga më të ndryshmet, kanë kërkuar mbrojtje në Zvicër, por edhe rreth asaj se si azilkërkuesit e perceptojnë vetë gjendjen në atdheun e tyre të ri.
Vështrimi mbi azilin nga perspektiva historike e bën të dukshme se shumë pikëpyetje aktuale nga fusha e politikës së azilit, kanë qenë shumë preokupuese edhe në të kaluarën. Ndër to është, për shembull, pyetja se kush duhet të konsiderohet refugjat “i vërtetë” e kush jo.
Ky numër i revistës bën po ashtu të mundur që historia e Zvicrës të shikohet nga një këndvështrim mbase jo aq i njohur deri më tani.
Revistën mund ta lexoni në këtë link: http://www.terra-cognita.ch/fileadmin/user_upload/terracognita/flipviewer/Terra_34/index.html#p=64
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)