Lajme
Tërmeti në Mianmar: Të paktën 144 të vdekur dhe 732 të lënduar
Të paktën 144 persona kanë vdekur dhe të paktën 732 të tjerë janë lënduar pas tërmetit që ka goditur Myanmarin dhe kryeqytetin e Tajlandës. Sipas raporteve paraprake, epiqendra ishte në Myanmarin fqinj.
Junta ushtarake e Myanmarit ka lëshuar një vlerësim të përkohshëm: sipas shifrave të fundit, të paktën 144 persona kanë vdekur në tërmetin shkatërrues. Përveç kësaj, 732 persona janë plagosur. Megjithatë, numri i viktimave pritet të rritet, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti i fuqishëm ka goditur Myanmarin, i cili është shkatërruar nga lufta civile që ka vazhduar që nga viti 2021. Më shumë se tre milionë njerëz tashmë janë të zhvendosur në vend. Sipas OKB-së, mbi një e treta e popullsisë ka nevojë për ndihmë humanitare. Junta ushtarake ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajone. Vendi, kryesisht i izoluar, ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për herë të parë pas një kohe të gjatë, raporton BBC.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën









