Bota

Tërmeti në Indonezi lë 14 persona të vdekur

Një tërmet i cili ka goditur Lombokun e Indonezisë ka lënë të vdekur 14 persona dhe të lënduar mbi 160 të tjerë.

14 persona kanë vdekur në ishullin turistik të Lombokut nga tërmeti i cili ka ndodhur në Indonezi.

BBC ka njoftuar se tërmeti ka lënë të vdekur edhe turistë, të ishullit turistik të Lombokut.

Tërmeti 6.4 shkallë goditi  ishulin qendror të Lombok pak para orës 7:00 të mëngjesit.

Ky ishull tërheq turistët nga e gjithë bota për shkak të plazheve.

BBC ka njoftuar se më shumë se 160 persona janë plagosur ndërsa mijëra shtëpi janë dëmtuar.