Lajme
Tërmetet e stuhitë gjatë 2023-ës morën 74 mijë jetë njerëzish
Dëmet shkuan deri në 250 miliardë dollarë
Tërmetet, uraganet, përmbytjet, stuhitë dhe fatkeqësitë e tjera natyrore shkaktuan dëme prej 250 miliardë dollarësh në mbarë botën në vitin 2023 dhe morën 74 000 jetë, tha sot kompania gjermane e sigurimeve ”Munich Re” në raportin e saj vjetor të katastrofave natyrore.
Seria shkatërruese e tërmeteve në Turqi dhe Siri në shkurt ka marrë numrin më të madh të viktimave.
”Numri i viktimave ishte më i larti që nga viti 2010”, tha Ernst Rauch, gjeoshkencëtari kryesor në kompaninë e listuar në DAX.
Kjo ishte kryesisht për shkak të tërmetit në Turqi, i cili mori 58 000 jetë.
”Munich Re” ka dokumentuar shkatërrimin mbarëbotëror të shkaktuar nga katastrofat natyrore për dekada, pasi kjo është e rëndësishme për llogaritjen e primeve të sigurimit, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Humbjet ekonomike totale prej 250 miliardë dollarësh korrespondojnë me mesataren e pesë viteve të fundit.
Tendenca afatgjatë është në rritje.
E rregulluar për inflacionin, humbjet totale në mesataren 10-vjeçare për 2013-2022 arritën në 230 miliardë dollarë, ndërsa mesatarja për 30 vitet nga 1993 në 2022 ishte 180 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit