Lajme
“Tërmet” politik: Komunistët fitojnë zgjedhjet lokale në Grac
Një "tërmet" politik ndodhi në zgjedhjet lokale në Grac. Në qytetin e dytë më të madh të Austrisë ka fituar bindshëm Partia Komuniste e Austrisë (KPÖ)
Sipas rezultateve të para, bazuar në pjesën e votave të numëruara dhe të transmetuar nga mediat austriake, KPÖ fitoi 29 për qind të votave, dhe kështu zuri vendin e parë në këtë qytet, përcjell albinfo.at.
Partia KPÖ ka një shtrirje të mirë në Grac, ndërsa në nivelin parlamentar të Austrisë ajo prej vitesh nuk arrin ta kalojë as pragun.
Në vendin e dytë ka dalë Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), me 26 për qind të votave, që është 12 për qind më pak se në zgjedhjet e 2017 -ës.
Të Gjelbrit janë në vendin e tretë, me 17 për qind të votave, dhe Partia Socialdemokrate (SPÖ) është në vendin e katërt, me 9.8 për qind të votave.
Partia Neos gjithashtu do të hyjë në Kuvendin e qytetit.
Bazuar në këto rezultate, kryetarja e partisë KPÖ, Elke Kahr, pritet të bëhet edhe kryebashkiakja e parë komuniste e Gracit.
Në anën tjetër, ish-kryebashkiaku i Gracit, Siegfried Nagl, i cili ka drejtuar qytetin për 18 vjet, pas disfatës që ka pësuar ai dhe partia e tij, menjëherë të dielën në mbrëmje dha dorëheqje.
Zgjedhjet po ashtu janë mbajtur edhe në landin e Austrisë së Epërme. Atje ka fituar sërish partia ÖVP dhe kryebashkiaki Thomas Stelzer.
Ashtu si për Këshillin lokal dhe për kryetarin e Bashkisë, zgjedhjet u mbajtën në të njëjtën kohë.
Partia ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar 37.6 për qind, e ndjekur nga partia e ekstremit të djathtë FPÖ me 19.8 për qind, SPÖ me 18.6 për qind dhe Partia e Gjelbër me 12.3 për qind.
Në këto zgjedhje me parti të ndryshme kanë garuar edhe disa kandidatë shqiptarë, por ndonëse albinfo.at i ka kontaktuar, ata ende po presin numërimin e votave që të na njoftojnë me rezultatet përfundimtare.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim