CH-Ballkani

Tërmet në Sarandë e Gjirokastër

Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 02:22 të mëngjesit të ditës së sotme dhe epiqendra e tij ka qenë në Frashtan të Gjirokastrës

Mediat shqiptare raportojnë se në orët e para të mëngjesit në Sarandë dhe Gjirokastër është ndjerë dridhje e tokës, duke krijuar panik tek pushuesit dhe banorët e kësaj zone.

Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 02:22 të mëngjesit të ditës së sotme dhe epiqendra e tij ka qenë në Frashtan të Gjirokastrës, përcjell albinfo.ch.

Gjithnjë sipas mediave shqiptare, tërmeti ka qenë i shkallës 2.8 Rihter dhe përveç panikut nuk ka sjellë dëme të tjera. Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në zonat e tjera ditët e fundit.