Shqipëria

Tiranë, tërmet i magnitudës 5,2

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës.

Epiqendra e tërmetit ishte 28 km në veriperëndim të Tiranës, shkruajnë mediat shqiptare.

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë, Durrës dhe Fier, përcjell albinfo.ch.

Epiqendra e tërmetit që shkundi Shqipërinë është në Gjirin e Lalzit.

Tërmeti 5.2 ballë që tronditi Shqipërinë është ndjerë edhe në Kosovë dhe Maqedoni.