Shkurt.ch

Tërheq me dhëmbë aeroplanin 50 tonësh

Hungarezi “Popeye” vetëm me dhëmbë ia ka dalë të tërheqë një aeroplan të tipit Airbus A320 në Aeroportin e Budapestit

Vështirë e besueshme por e vërtetë: hungarezi 32 vjeçar Zsolt Sinka, i mbiquajtur “Popaj” (Popeye) ka bartur një aeroplan 50 tonësh vetëm me fuqinë e dhëmbëve.

Kompania ajrore gjermane Air Berlin si duket ka gjetur mënyrën për të bërë bartjen pa emetuar gazra, të 50 aeroplanëve Aeroplani të vet të tipit Boeing 737 dhe të më shumë se 60 Airbus A 320 nga pista në hangar. 

Hungarezi me nofkën “Popeye” vetëm me dhëmbë ia ka dalë të tërheqë një aeroplan të tipit Airbus A320 në Aeroportin e Budapestit,. Aeroplani peshin plot 50 tonë dhe është pronë e kompanisë Wizz Air.

Në një kohë prej 52 sekondash ai ka tërhequr aeroplanin në një pistë prej 39.2 metrash. Në këtë mënyrë “Popeye” ka bindur të gjithë me fuqinë e tij të pazakonshme, me të cilën ka tërhequr tashmë disa herë trena dhe lokomotiva.