Shqipëria
Tenton të vetëdigjet para Parlamentit shqiptar
Një person 35-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet para Paralamentit shqiptar. Policia shqiptare ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shpëtuar 35-vjeçarin e lyer me benzinë, ndërsa zjarrfikësit janë nisur drejt Parlamentit, raportojnë mediat shqiptare.
Personi që ka alarmuar sot Tiranën, nuk është emër i panjohur për policinë. Bëhet fjalë për shtetasin S. Zalli, 35-vjeçar nga Lezha, i cili vetëm tri javë më parë ngriti në këmbë policinë, pasi tentoi të hidhej nga vinçi në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Zalli u shpëtua nga policia, pas 60 minutash negociata për ta zbritur nga vinçi, ndërsa këtë mëngjes ai ka tentuar sërish t’i japë fund jetës.
Shkak për këtë akt vetëflijimi janë problemet familjare që ka 35-vjeçari, i cili është ndarë nga bashkëshortja. Ai pretendon se kjo e fundit nuk e lejon të takojë fëmijët e tij, pas divorcit.
https://web.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1134880146637106/
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












