Shqipëria
Tenton të korruptojë policinë kufitare me 20 euro
Agjentët e policisë kufitare në Korçë kanë bërë të ditur arrestimin e një 31-vjeçari, që ka tentuar të korruptojë një efektiv, me qëllim kalimin e kufirit, raportojnë mediat shqiptare.
Personi në fjalë, i identifikuar si shtetasi Besmir Bega, e ka pasur të ndaluar të udhëtojë në hapësirën Schengen për shkak se herën e fundit kishte tejkaluar kufirin e kohës së lejueshme të qëndrimit, përcjell albinfo.ch.
Kur oficeri i ka kërkuar pasaportën, me shpresën për të kaluar 31-vjeçari ka vendosur brenda saj edhe një kartmonedhë 20-euroshe.
Por, pas verifikimit të kryer agjentët e kufirit e kanë prangosur Begën, nën akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










