Kosova
Tentojnë të dërgojnë drogë me autobusin e linjës Gjakovë-Austri
Substanca e dyshuar sipas Policisë, është zbuluar derisa i dyshuari ka tentuar që çantën me substancën e dyshuar ta fus në bagazhin e autobusit pa u identifikuar
Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës, ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit (në bashkëpunim), kishin planifikuar që me autobus të linjës Gjakovë-Linz (Austri) të dërgojnë një sasi të substancës narkotike marihuanë. Substanca e dyshuar sipas Policisë, është zbuluar derisa i dyshuari ka tentuar që çantën me substancën e dyshuar ta fus në bagazhin e autobusit pa u identifikuar.
“Njësitet policore kanë konfiskuar substancën e dyshuar, dhe po ashtu kanë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë bastisjes kanë gjetur e konfiskuar: tre telefona, një orë dore-Rolex, dhe para të gatshme 233.50 €”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, derisa rasti është duke u hetuar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











