Koronavirusi: çast pas çasti
Tensione në botën arabe pas deklaratës së Makronit
“Këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet kundër vendit tonë, të cilat po shtyhen nga një pakicë radikale“
Franca u bëri thirrje vendeve arabe të dielën të ndalojnë thirrjet për bojkot të produkteve franceze, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron u zotua se vendi nuk do të dorëzohej kurrë ndaj radikalëve islamikë
Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar, si protestë ndaj qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur të drejtën për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed, shkruan France24.
“Këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet kundër vendit tonë, të cilat po shtyhen nga një pakicë radikale “, thuhej në deklaratë.
Presidenti Macron tha që mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”.
Të dielën, Macron tha në një deklaratë : “Ne nuk do të dorëzohemi kurrë” dhe “Ne nuk e pranojmë gjuhën e urrejtjes dhe mbrojmë debatin e arsyeshëm”.
Publikimi i imazheve të Profetit Muhamed mund të shkaktojë ofendime serioze për myslimanët, mund të shkaktojë njëkohësisht edhe protesta, kërcënime dhe frikë tek njerëzit, sepse tradita islamike ndalon qartë imazhet e Muhamedit dhe nuk lejon assesi të keqpërdoret imazhi dhe emri i tij, shkruan France24.
Thirrjet për të bojkotuar mallrat franceze janë tashmë në rritje në botën arabe dhe më gjerë, pasi Presidenti Emmanuel Macron kritikoi islamistët dhe u zotua të mos “hiqte dorë nga karikaturat” që përshkruanin Profetin Muhamed.
Komentet fillestare të Macron, të mërkurën, erdhën si përgjigje ndaj prerjes së kokës të një mësuesi, Samuel Paty, jashtë shkollës ku ai punonte si mësues historie, në një periferi jashtë Parisit në fillim të këtij muaji, pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore në klasë. Myslimanët e shohin çdo përshkrim të Profetit si blasfemi apo fyerje.Udhëheqësit politikë në Turqi dhe Pakistan kanë sulmuar presidentin Macron, duke e akuzuar atë se nuk po respekton “lirinë e besimit” duke margjinalizuar miliona myslimanë në Francë. Gjithashtu edhe presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan tha se Macron duhet të ketë kontroll të fjalëve kur bëhet fjalë për besimin mysliman.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e mësuesit. “Ata nuk do të fitojnë, ne do të veprojmë”, ka thënë Macron kur vizitoi vendin ku ndodhi vrasja e mësuesit.
Për bojkotime të produkteve franceze kanë bërë thirrje edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter.
Përdoruesit e mediave sociale postuan gjithashtu fotografi të z. Macron me një gjurmë në fytyrën e tij, ku poshtë kishte vargje Kur’anore duke premtuar “ndëshkim të dhimbshëm” për ata që abuzojnë me Profetin.
Në Arabinë Saudite, ekonomia më e madhe e botës arabe, është shfaqur një hashtag rrjetin social Tëitter ku bën thirrje për bojkotin e supermarketit francez më të madh Carrefour që në Arabinë Saudite është shumë i përhapur. Thirrje të ngjashme për bojkot janë lëshuar edhe nga grupe në Jordan dhe Katar, shkruan France 24.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca