Maqedonia

Tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nënkryetarit i thyhet kompjuteri

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në senacën e sotme janë shënuar incidente gjatë kohës sa po mbahej seanca. Dy deputetë të Levicës, Dimitar Apasiev dhe Kërmov, kanë thyer kompjuterin e zv.kryetarit të Kuvendit, Goran Misovski dhe shkuan drejt tij duke e gjuajtur me letrat e amendamenteve, të cilat Levica i kishte dorëzuar për ndryshimet në Rregulloren.

Incidentin pasoi pasi 87 deputetët nuk e pranuan kërkesën e Levicës që të hiqet Rregullorja nga rendi i ditës.

Pas këtyre zhvillimeve, kryetari i Kuvendit, Telat Xhaferi, njoftoi ndërprerjen të seancës, shkruajnë mediat maqedonase.