Kosova
Tension e tentim për përleshje në Kuvendin e Kosovës
Abelard Tahiri, deputet i PDK-së e ka akuzuzar e fyer rëndë ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.
Në replikën e tij, Tahiri e quajti “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë” Gërvallën.
“Ju jeni përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marrë me neve se të ka ty. Ajo gjykatë është bërë prej njerëzve sikur ju. Sot nuk ka nevojë me dal Daçiqi se është Donika Shwarz, se emrin tjetër po me vjen marrë me ta përmend. Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë se sa si ministre e Punëve të Jashtme. Dil kërkoju falje viktimave, grave të dhunuara për atq që e the. Kjo është turp, është marre për ty. Ti je turpi më i madh. Me pas një kryeministër të përgjegjshëm, sot të të kishte shkarku”, ka thënë Tahiri.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet seanca.
Ky ka qenë reagim pasi i është ndalur fjala kryetarit GP të LDK-së, Arben Gashi.
Ai në fjalën e tij ka kritikuar nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci se nuk po i trajtohen njëjtë deputetët dhe se më shumë kohë po ju jep ministrave të deklarohen sesa deputetëve.
Tension i madh është krijuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi opozita ka lëshuar seancën.
Pas LDK-së edhe Partia Demokratike e Kosovës lëshoi sallën.
Gjatë largimit të deputetëve të PDK-së, në dera e sallës së Kuvendit, pati një tentim për përleshje. Deputeti Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja janë përplasur me ministrin Faton Peci. Më pas në tollovi është bashkuar edhe deputeti Hajdar Beqa. Në një moment, në video është parë që Beqa e shtyu me dorë me ministren e Arsimit, Arbëri Nagavci.
Paraprakisht, mes deputetëve pati fyerje e ofendime.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës