Muzikë

Tenori shqiptar prezent në 100-vjetorin e Festivalit të Salzburgut në Austri

Tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu, i spikatur për karrierë ndërkombëtare

Tenori i mirënjohur shqiptar Saimir Pirgu, dje ishte prezent në 100-vjetorin e Festivalit të Salzburgut në Austri, shkruan albinfo.ch.

Tenori shqiptar performoi në skenë bashkë me filarmoninë e Vjenës.

Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka bërë emër me interpretimet e tij në operat kryesore të botës. Ai thotë se për të është e rëndësishme të ruajë nivelin artistik, si dhe ta pasurojë repertorin e krijuar në vite.

Saimir Pirgu ka një dekadë e gjysëm që e ka nisur rrugëtimin e tij në artin operistik. Falë aftësive të veçanta vokale, sot ai ka një repertor mjaft të larmishëm: ka interpretuar në rolet kryesore të shumë operave dhe se ai dëshiron ta pasurojë më tej repertorin. /Albinfo.ch.

Fotografia e Saimir Pirgu

Fotografia e Saimir Pirgu

Fotografia e Saimir Pirgu

Fotografia e Saimir Pirgu

Fotografia e Saimir Pirgu