Lajme
Temperaturst e larta, Greqia mbyll disa aktraksione turistike
Akropoli, një nga monumentet më të famshme të Greqisë, do të mbyllet për turistët gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, të mërkurën, pasi një valë e nxehtë ka “pushtuar” kryeqytetin e vendit.
Vendi i njohur turistik, i cili tërheq vizitorë nga e gjithë bota, do të mbyllë dyert e tij midis orës 12:00 dhe 17:00, sipas kohës lokale. Kjo sepse të mërkurën termometri pritet të shënojë 40 gradë.
E ndërtuar në një kodër të pjerrët shkëmbore, vendi i listuar në UNESCO është veçanërisht i ekspozuar ndaj nxehtësisë. Mbyllja e Akropolit është kthyer në një trend të përvitshëm, pasi Greqia, së bashku me shumë vende të tjera evropiane, vazhdon të përjetojë vera të nxehta.
Vala aktuale e të nxehtit në rajon duket se do të vazhdojë deri të enjten, sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar Helen, i cili ka lëshuar një paralajmërim portokalli për nxehtësinë, përcaktimi i dytë më serioz.
Temperaturat e larta po ngjallin frikën për një tjetër verë shumë të nxehtë përpara për disa pjesë të Evropës, duke rritur rreziqet e një sezoni shkatërrues të zjarreve dhe duke kërcënuar shëndetin e njerëzve. Nxehtësia është një nga rreziqet natyrore më vdekjeprurëse, më shumë se 61 000 njerëz vdiqën gjatë valës së të nxehtit rekord të Evropës në vitin 2022.
Një kombinim i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe ardhja e fenomenit klimatik natyror, El Niño, i cili ka një efekt të ngrohjes globale, ndihmoi në shtytjen e temperaturave, verën e kaluar, në nivele rekord në pjesë të Evropës, kontinenti që ngrohet më shpejt në planet.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun