Shëndetësi
Temperaturat e ulëta nuk shkaktojnë të ftohurit
Jemi në stinën e cila thuhet që bën të na kullojnë hundët. Pavarësisht nga ajo që ne mendojmë, nuk është temperatura e jashtme shkak i drejtpërdrejtë
“Mendoj se jam ftohur”. Shpesh dimri shoqërohet me hundë që kullojnë si dhe me dhimbje të fytit. Por, në kundërshtim me besimin popullor, kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me të ftohurit. Kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të mbrohemi …
Çfarë do të thotë “është ftohur”?
“Është ftohur” është një shprehje e përshtatshme për të përshkruar një qenie të përbashkët në dimër kur hundët kullojnë, ku ju gjithashtu mund të keni një dhimbje fyti dhe potencialisht një humbje zëri. Mjekët nuk e përdorin këtë term, por ata preferojnë të thonë një rinitit për një inflamacion të hundës, ose rinifarinzhit (nasopharyngitis) për një inflamacion të hundës si dhe të fytit.
Ftohja është zakonisht e parrezikshme. Nëse megjithatë “ndiheni aq keq” (lodhje, depresion, ethe, kollë, dhimbje në veçanti) sa jeni të detyruar të rrinin në shtrat, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, paralajmëron zonja Anne Iten, mjeke në shërbimin për parandalim dhe kontroll të infeksioneve në Spitalin Universitare të Gjenevës (HUG).
Në mënyrë të ngjashme pacientët më të brishtë (në qoftë se ata janë të moshuar, në qoftë se ata kanë një sëmundje kronike, në qoftë se imuniteti i tyre është i paaftë ose në qoftë se është një grua shtatzënë) duhet të kontaktojnë mjekun e tyre. Mjeku pastaj mund të përcaktojë se cili virus specifik është në pyetje.
Ftohja nuk është grip?
Jo, gripi është një sëmundje shumë e veçantë. Ajo zakonisht shkakton temperaturë të lartë, dhimbje në muskuj dhe nyje, dhimbje koke dhe fyti. “Gripi në të vërtetë është diçka që nuk e harrojmë kurrë nëse një herë kemi vuajtur nga ai”, thotë Anne Iten.
Gjithashtu, ftohja nuk është një sinusit, sepse ajo shkakton dhimbje mbi sytë apo dhimbje të dhëmbëve. Nuk është as një angjinë, e cila lëndon fytin dhe krijon vështirësi në gëlltitje.
Në të gjitha këto raste të lartpërmendura duhet ta konsultohuni mjekun tuaj.
Thuhet që mbulimi ndihmon për t’u mbrojtur ? Jo, në kundërshtim me atë që të gjithë mendojnë zakonisht, të ftohtit nuk shkakton drejtpërdrejt ftohjen. Fajtorët janë viruset (i ashtuquajturi rinovirus), për shembull, thotë Anne Iten.
Më e rëndësishme: pastroni duart tuaja
Gjatë periudhave kur moti është i thatë dhe i ftohtë (në fund të vjeshtës dhe në dimër), mbijetesa e viruseve përgjegjës për ftohje shtrihet në pjesën e jashtme të trupit. Ndërsa njerëzit në këto periudha mblidhen zakonisht në hapësira të mbyllura, viruset e tilla transmetohen më lehtë ndërmjet individëve.
Ata e bëjnë këtë përmes pikëzave të krijuara gjatë fjalimit, ose kur kanë kollitje ose teshtitje si dhe nga kontakti me pështymë apo sekrecione nazale të kontaminuara. Përveç kësaj, duhet pasur parasysh se ajri i ftohtë bën që mukozat e hundës të jenë më të ndjeshme ndaj viruseve.
A mund të mbrohemi?
Po. Higjiena është një mur i mirë parandalues. Pastrimi i duarve në mënyrë të shpeshtë pengon transmetimin e viruseve. Nëse keni nevojë për të takuar dikë, i cili është ftohur, sigurohuni që të mbani një distancë prej një metër mes jush dhe atij. Kur është e mundur, mos ju afroni shumë.
Nga ana e tij, personi i ftohur në mënyrë ideale duhet të preferojë faculetat e letrës si dhe të sillet në këtë mënyrë: pasi t’i fshijë hundët, të hedhë faculetat e përdorura dhe t’i pastrojë më pas duart sistematikisht.
Si të luftoni kundër ftohjes?
Në përgjithësi, është e rëndësishme që të mos humbni lëngjet, pra duhet të pini çaj (të cilit mund t’i shtoni mjaltë për të zbutur fytin). Gjithashtu mund të përpiqeni të përdorni edhe barna (paracetamol, zakonisht). Megjithatë, një ftohje e thjeshtë shumë rrallë shkakton ethe.
Simptomat e “ftohjes” janë kullimi i hundëve si dhe hundët e zëna. Këtë mund ta luftoni duke shpëlarë hundët me solucion fiziologjik ose ujë të kripur, shpjegon zonja Elsa Piotet, shef klinike në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV).
Mos i humbni lëngjet, pini çaj, pastroni hundët tuaja dhe mos harroni t’i pastroni duart në mënyrë të rregullt.
Për lehtësimin e dhimbjeve në përgjithësi (dhimbje koke, dhimbje të fytit), merrni paracetamol ose ndoshta antiinflamator (ibuprofen, për shembull). Për lehtësimin e dhimbjes së fytit mund të shpërlanin fytin me sodë të bukës, për shembull.
Së fundi, ka barna që synojnë të gjitha simptomat e ftohjes (ethe, dhimbje, hundët e zëna, lodhje, etj.). Këto barna mund t’i blini pa recept të mjekut, megjithatë, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj një mbidoze të mundshme.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra