Kosova

Temperaturat e larta, Kosova merr vendimin, nga sot nis reduktimi i orëve të punës

I nxehti ekstrem, nga sot kufizohet orari i punës për këto tri kategori – çka thuhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Deri në pikën e alarmit të kuq pritet që të arrijnë temperaturat në Kosovë gjatë fundjavës, përcjell albinfo.ch.

Për këtë shkak, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhëresë që nisur nga e shtuna, orari i punës të kufizohet për disa kategori të qytetarëve.

E për ata që i frekuentojnë sheshet e Prishtinës dhe kanë nevojë për trajtim shkaku i vapës, që prej katër ditësh janë vënë në dispozicion ekipe mobile mjekësh

Kosova ndodhet në prag të alarmit të kuq, shkaku i temperaturave të larta.

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar të premten se gjatë fundjavës, temperatura e ajrit do ta mbërrijë deri në 38 gradë celsius, që është më e lartë sesa ajo trupore e njeriut, prej 37 gradë, e që mund të shkaktojë probleme serioze në organizëm.

Sipas njoftimit të institutit, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës.

Ministria ka paralajmëruar edhe masa të tjera.

“Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.”

Ndryshe, vala e të nxehtit në vend do të vazhdojë edhe përgjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për motin”.

Orëve të pasdites përreth zonave malore, me zhvillime më të fuqishme të vransirave, mund të priten mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 20C, e ato maksimale shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht 38C.

Vala e të nxehtit, në bazë të trendeve më të fundit, me gjasë do të zgjasë edhe gjatë javës së ardhshme, deri në pjesën e dytë, kur paraqiten tendenca për rënie të temperaturave.

“Nga pjesa e dytë e javës shfaqen sinjale që të kemi zhvillime të rrebesheve dhe bubullima në pjesë malore të vendit, por që mund të përfshinë edhe pjesë të ulëta duke shkuar në fundjavën vijuese. Temperaturat pas një rritje në fillim të javës, deri në 37C e 38C, mund të zbresin në 34C e 35C”, thuhet në njoftiim.

Pas datës 22, temperaturat mbesin ende të larta mbi 30C, ndërkohë që edhe sinjalet për të reshura mbesin të pranishme, kryesisht në formë rrebesesh. Temperaturat minimale, sidomos nga pjesë urbane nuk pritet të zbresin nën 20C, duke regjistruar edhe netë tropike