Shkurt.ch

Temperatura verore në Zvicër, mbi 20 gradë

Ky vit mund të mbahet mend si vit i rekordeve të motit.  Në alpet zvicerane mbretëron një mot aq i ngrohtë çfarë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në nëntor, thonë nga MeteoNews.

Parashikimet meterologjike flasin që në Jungfraujoch, 3571 metra në lartësi do të jetë pothuajse aq ngrohtë si ditët më të nxehta të  kaluara verës!

Në Bazel ka qenë dje 21,9 grad nxehtë.  Shumë afër për të kapur rekordin e nëntorit të 1899.

Siç raporton  MeteoNews, të shtunën ishte gati aq ngrohtë si në një ditë në muajin maj.

Mot i nghashëm, me diell parashihet të mbretërojë edhe sot dhe gjatë disa ditëve në vijim.