Shkurt.ch

Temperatura të ulëta në Zvicër

Nata e mbrëmshme shumë e kthjellët ka sjellë në mëngjesin e sotëm temperatura ndër më të ulëtat të shënuara deri më tash në Zvicër. Siç njofton drs.ch në aeroportin e Bernës Belpmoos është shënuar temperatura prej -17 gradë.

Ndërsa në lokalitetin me temperatura tradicionalisht më të ulëta në Zvicër, në Le Brevine të Neuchatelit, zhiva në termometër ka zbritur në minus 28 gradë. Edhe në luginat e maleve të larta temperaturat janë sjellë në mes të 21 dhe 28 gradë celsius.

Edhe gjatë ditës së sotme temeperaturat nuk janë ngritur shumë. Temeperatura më e lartë në pjesën më të madhe të Zvicrës kanë qenë minus 5 gradë celsius. Temperatura të ngjashme priten edhe për nesër.