Shkurt.ch

Televizori, 1.24 milionë euro

Kompania britanike "Titan Screens” ka njoftuar se ka lëshuar në treg televizorin më të madh në botë.

Televizori në fjalë është 4 herë më i madh sesa televizorët më të mëdhenj që janë aktualisht në treg.

Përveç kësaj, pajisja është me një çmim prej 1.24 milionë euro.

Tashmë dy prej tyre janë shitur. Çmimi përfshin shpërndarjen dhe instalimin.

TV është ngritur për përdorim në ambiente të mbyllura, por është i mundur përdorimi edhe në ambientet e jashtme.

Modeli mbresëlënëse me një diagonale prej 370 inç, apo me  madhësinë 9.4 metra, ofron rezolucion 4k dhe rastis të dalë në treg përpara Kupës së Botës, e cila nga 12 qershori do të mbledhë miliona njerëz  para ekranit. “Titan Zeus” mund të tregojë 65 milionë ngjyra dhe peshon rreth një ton.